Ferrari ka dhuruar 1 milion euro në përpjekje të ndihmës në rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna pas përmbytjeve shkatërruese që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave.
Fondet do të shkojnë për autoritetet e mbrojtjes civile të angazhuara në operacionin e madh të ndihmës në të gjithë rajonin, i cili u godit nga përmbytjet pasi më shumë se 20 lumenj shpërthyen nga shtrati këtë javë pas shiut të rrëmbyeshëm, shkruan wantedinrome, transmeton klankosova.tv.
Prodhuesi i makinave luksoze, i cili është me qendër në rajon, nderoi “punën e palodhur të autoriteteve lokale në këto orë” dhe tha se donacioni ishte “një shenjë e prekshme e solidaritetit të të gjithë familjes Ferrari” në vazhdën e ” fatkeqësisë së rëndë mjedisore”.