Ferrari dominon në provat e lira/ Sainz udhëheq në Singapor, hardhucat ndalojnë hovin e Fernando Alonsos

Dominim i skuderisë Ferrari në testet e lira të Çmimit të Madh të Singaporit. Në cirkuitin e Marina Bay shkëlqeu Carlos Sainz, që la pas shokun e tij të skuadrës, Sharls Leklerk.

Diferencë e vogël mes dy makinave të skuderisë italiane, që tregon shenja të mira para kësaj gare tepër të rëndësishme në kalendarin e Formula Një. Protagonist u bënë edhe hardhucat, të cilat jo pak herë detyruan pilotët që të frenonin dhe të ngadalësonin xhiron e shpejtë.

Madje, Fernando Alonso u përplas me njërin prej zvarranikëve, çka e detyroi të kënaqej me një vend të katërt. Vuan sërish, Max Verstappen, i cili pistën e Singaporit e ka një tabu të vërtetë. Kampioni i Botës nuk ka fituar kurrë në këtë cirkuit, teksa i mbylli provat e lira vetëm në vendin e tetë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share