Fero arrestohet për dhunë në familje

Këngëtari i zhanrit Hip-Hop nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si “Fero” është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.

I njëjti ishte arrestuar pasi dyshohet se fillimisht kishte një mosmarrëveshje e që më pas kishte sulmuar fizikisht viktimën, gruan me të cilën edhe bashkëjeton.

Në raportin ditor përmendet fakti edhe se përveç sulmit fizik, Fero dyshohet se edhe kërcënoi bashkëjetuesen e tij. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Kallxo.com/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share