Fenerbahce ka shprehur interesim për shërbimet e Mërgim Vojvodës.
Mbrojtësi i krahut kosovar aktualisht është pjesë e Torinos dhe njëri nga titullarët.
Sipas mediave italiane, klubi i madh turk ka shprehur interesimin për transferimin e tij.
Klubi turk ka kontaktuar Torinon dhe bisedimet për një transferim potencial kanë nisur.