“Fëmijët të mësojnë çka është vyrtyti” – Sociologu Ali Pajaziti: Të shtohet numri i lëndëve të kulturës morale e etikës

Sociologu Ali Pajaziti në Klan Debat propozoi që të shtohen lëndët e etikës dhe kulturës morale nëpër shkolla. Sipas tij, fëmijët duhet të mësojnë se çfarë është e dobishme dhe çka i dëmton ata.

“Unë jam që fëmijëve në shkolla t’u shtohet numri i lëndëve që kanë të bëjnë me atë që Naimi e ka quajtur ‘mirëvetia”, ‘bontoni’, kultura morale, etika, d.m.th. lënda e etikës që fëmija të mësojë çka është vyrtyti, çka është e mira, çka është ceni, çka është e keqja. Lëndët që kanë të bëjnë me estetikën, me të bukurën dhe të shëmtuarën. Të dijë ai se cilat përmbajtje mediatike dhe të rrjeteve sociale janë të mira dhe çka e dërmon, çka e shkatërron personalitetin e tij”, tha mes tjerash sociologu Pajaziti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share