NË TENDER FITON BUXHET KOMPANIA E BABAIT TË DREJTORES NË HEMATOLOGJI
Dymbëdhjetë vite Sonja ia jep ilaçin për hemofili djalit të saj 13 vjeçar Matej. Ndërsa, sic njofton KlanM, tash rrezikon të mbetet pa ilaç pasi Ministria e Shëndëtësisë ka lidhur marrëveshje me tjetër kompani për ilaç tjetër.
“Kam bërë analizë gjenetike me të cilën dëshmohet se me ndërrimin e ilaçit mund të fitojë inhibitor. Ajo do të thotë që më vonë ky ilaç nuk do të ketë efekte anësore” – thotë nëna e Matejit.
Ilaçi gjegjësisht “Faktori Rekombinant-VIII” ka ndihmuar djalin e saj të luaj dhe të bëjë sport si fëmijët e tjerë.
“Fëmiju im ka formë të rëndë të hemofilisë. Tash e marrim 4 herë në javë ilaçin dhe funskionojmë normalisht, nuk vërehet se diçka po i mungon djalit. Për këtë Shkak kërkojmë dhe instistojmë që të mbetet ky ilaç. Madje ka edhe ilaç ju vetëm një herë në javë do të shpohej. Kjo do të thotë mbrojtje të venave dhe jetë më kualitative” – tha nëna e Matejit.
Por, përse Ministria e Shëndetësisë vendos që të ndërrojë ilaçin kur veçmë këta persona kanë benefite nga ilaçi i tanishëm?
“Nuk jam saktë i informuar për problemin do ta diskuroj me shërbimet dhe do t’ju informoj” – tha Fatmir Mexhiti.
Në të gjitha këto marëveshje, sic percjell KlanM, qëndron nënshkrimi i Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ndërsa prej këtij dikasteri ende nuk përgjigjen se përse pas 12 viteve vendoset të jepet shuma prej 5 milion eurove “Dr Panovskit” i cili është babai i drejtoreshës së Klinikës për hematologji.
”Nuk i di lidhjet familijare, besoni. Drejtoresha që është tani është gati 6 vite drejtoreshë. Nuk është këto tre muaj që jam emëruar si ministër i Shëndetësisë” – deklaroi Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Sipas informacioneve zyrtarei tërë buxheti për personat me hemofili është 9. 918.169 milion euro prej këtij buxheti në prokurim publik në mes të Mistrisë së shëndetësisë dhe D-r Panovskit i takon pothuajse gjysma e buxhetit apo 4.993.902 milion eurove. Këtë faktor të koagulimit “Emicizumab”, sic njofton KlanM, do ta marrin 12 persona mes tyre një fëmijë.
Ndërsa për 308 persona tjerë me hemofili për marrjen e ilaçit kanë lidhur marrëveshje pesë kompani prej tyre “Makedonija Lek”, “Alkaloid” “Kons”, “Farma Trejd”, “Septima Doel”, “Carso Pharm dooel”, të cilët gjithsej do t`u takojë buxheti prej 2.333.990 euro për të marrë ilaç faktor për koagulim për persona me hemofili. /KlanMacedonia/