Fëmija ngeli në makinë në temperaturat 38 gradë, babai i dëshpëruar thyen xhamin (VIDEO)

“Daily Mail” ka publikuar ditën e sotme një video ku shfaqet një baba i dëshpëruar teksa thyen xhamin e përparmë të makinës së tij, për të shpëtuar fëmijën që kishte mbetur aty dhe rrezikonte jetën nga i nxehti i ‘frikshëm’.

Videoja shqetësuese tregon një burrë që përpiqet vazhdimisht të thyejë dritaren me një hekur për të shpëtuar fëmijën e tij nga makina në një parking në Arlington, Teksas.

Mes vapës 38 gradë, kalimtarët e shqetësuar shikojnë se si një burrë aty afrohet për të ndihmuar babain që kishte frikë se fëmijës së tij mund t’i ndodhte ndonjë gjë.

Fatmirësisht që të dy arritën që të krijonin një vrimë mjaft të madhe, në mënyrë që dikush të arrinte të merrte fëmijën. Policia e Harlingenit u shpreh se prindërit e foshnjë kishin lënë aksidentalisht çelësat brenda makinës, ku i mbyllur në të ngeli edhe fëmija.

Ishte ora 10.30 e mëngjesit të së mërkurës, pikërisht koha kur vapa filloi që të intensifikohej. Pavarësisht se ishte në gjendje të vështirë, foshnja ishte mirë.

Nuk ishte e qartë se sa kohë ishte mbyllur foshnja në makinë, por Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada paralajmëroi se i duheshin vetëm dhjetë minuta që në makinë të rritej temperatura me 20 gradë.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se në 25 vitet e fundit, afro 1000 fëmijë kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë sepse ishin bllokuar brenda makinës. Kjo përfshin 33 vetëm vitin e kaluar.

“Temperatura e trupit të një fëmije mund të rritet tre deri në pesë herë më shpejt se ajo e një të rrituri”, tha Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share