Federer ‘milioner’ edhe në pension

INDIANS WELLS, CA – MARCH 12: Roger Federer of Switzerland hits a backhand against Stephane Robert of France at the BNP Paribas Open at Indian Wells Tennis Garden on March 12, 2017 in Indian Wells, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

Legjenda e tenisit do të sponsorizohet deri në moshën 46-vjeçare

Tërheqja nga sporti pritej të ndërpriste edhe shumicën e të ardhurave për Roxher Federer. 41-vjeçari vendosi që t’i jap fund karrierës si tenist profesionist, gjithsesi, sponsorët do të vijojnë që ta mbështesin dhe të investojnë te imazhi i tij.

Zviceriani ka një numër të lartë sponsorësh, të cilët në vitin 2020 e shndërruan në atletin më të paguarin në botë. Shifrat më të larta ai i përfiton nga marrëveshja me markën japoneze të veshjeve Uniqlo, e cila do të bashkëpunojë me Federer deri sa ai të festojë ditëlindjen e tij të 46.

Nga marrëveshja me Uniqlo, Federer do sigurojë 30 milionë Dollarë në vit, ose e thënë ndryshe 300 milionë Dollarë në total.

Nga 20 Grand Slam e fituara dhe sukseset në karrierën e tij si profesionist, Federer ka fituar mbi 130 milionë Dollarë, shifër e cila duket e papërfillshme në krahasim me sponsorit.

Legjenda e tenisit ka edhe përfitime të tjera në bizneset e tij, ku vlen të theksohen aksionet në kompaninë zviceriane të veshjeve sportive, ON.

Suksesi në fushat e tenisit duket se është reflektuar edhe jashtë saj. Influenca ka bërë që ai të krijojë edhe fondacionin me emrin e tij, ku deri më tani ka mbledhur më shumë se 50 milionë Dollarë dhe ka arsimuar 1.5 milionë fëmijë në Afrikë.

Klan News

Lexo gjithashtu

Tension te Juventusi

Mesfushori Paredes debatoi ashpër me trajnerin Allegri për mungesën e aktivizimit Stërvitja pas Pashkëve nisi me nerva të…
Më tepër
Total
0
Share