“10 MIJË TON KEMI REZERVA – IMPORTOHET NGA JASHTË PËR 10 DEN MË SHTRENJTË”
Federata Kombëtare e Fermerëve në Kuvendin vjetor ka bërë thirrje që të ndalohet importi i grurit, për shkak se, sic thonë, në rezervat e tyre janë 10 mijë ton që nuk janë shitur.
Sipas tyre, në llogari të grurit vendor, importohet nga jashtë edhe për 10 denarë më shtrenjtë, njofton KlanM.
“Kërkojmë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë, që të ndalojë importin e grurit që të mund të shitet gruri ynë. Tek ne është nga 19 denarë, kurse unë kam informacione se gruri është sjellë në vend nga 28 denarë për rezervat shtetërore” – tha Memet Sinani.
Edhe pse këtë vit ishte promovuar modeli I ri I subvencionimit, sic njofton KlanM, bujqit alarmojnë se nuk u është paguar as gjysma e avansit prej 30% për subvencione. /KlanMacedonia/