Ashtu siç ishte e paralajmëruar nga shefi i stafit teknik Miljan Radoviq, anëtari i ri në Ligën e parë të futbollit, F.C Voska Sport , nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka nisur me përgatitjet për sezonin e ri 2023/24.
Në grumbullimin e parë të ekipit të pranishëm ishin katër përforcimet e reja, Fatih Ismaili, Nikolla Stijepoviq, Aleksa Marushiq dhe Nikolla Sharkoski, por edhe një pjesë bukur e mirë e futbollistëve të edicionit të kaluar, me të cilët arritëm suksesin më të madh në histori. Para seancës së parë stërvitore futbollistët paraprakisht kanë kaluar ekzaminimet mjekësore.
Sipas asaj që na informoj drejtori sportiv Artan Borova, e gjithë faza përgatitore ekipi do të zhvillohet në Ohër, pasi ka kushte mjaftë të mira për punë. Sa i përket përforcimeve ai tha: ”Kemi arritur marrëveshje me disa përforcime cilësore si Fatih Ismaili, Nikolla Stijepoviq, Aleksa Marushiq dhe Nikolla Sharkoski, ndërsa jemi në bisedime edhe me disa të tjerë. Sa i përket ndeshjeve kontrolluese parashihet të zhvillohen kontrolluese me ekipin e ligës së parë dhe të dytë”.
Ditëve në vijim pritet që ekipit ti bashkëngjiten edhe disa futbollist të rinj emrat e të cilëve do të publikohen pasi të arrihet marrëveshje zyrtare ./KLanMacedonia/