FC Shkupi nga dita e sotme transferohet në Ohër

Kampioni I Maqedonisë Veriut në futboll për sezonin 2021/2022,FC Shkupi,  zyrtarisht nga  data 4 qershor ka nisur përgatitjet  për garat europiane   dhe pë  kampionatin e ri  të futbollit vendor  2022/2023. Pas  grumbullimit të parë që ndodhi të premten, ekipi në drejtimin e trajnerit Goce Sedllovski i cili edhe në kampionatin e ardhshëm do ti prij ekipit  sot ka udhëtuar në Ofër, ku deri më 15  qershor do të zhvilloj fazën e pare të përgatitjeve   ndërsa ndërkohë edhe  do të kompletioj  ekipin me përforcime  apo freskime të reja. Sipas menaxherit general Emir Shabani ekipi më 17 qershor do të udhëtoj në Bollu të Turqisë ku do ta zhvilloj  faze kryesore të përgatitjeve dhe do të zhvilloj disa ndeshje kontrolluese  për të cilë opinion do të njihet me kohë.

Sa I përket përforcimeve  eventuale jozyrtarisht flitet për  futbollistin  24 vjeçar  nga Bregallnica e shtipit Kristijan Ackovski, ndërsa  padyshim se  do të ketë edhe  largime.

 

/KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share