Kampioni në fuqi ekipi i FC Shkupi në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë sot ka zhvilluara ndeshjen e fundit kontrolluese para kthimit në vend që është caktuar për 12 shkurt (e diel) ndeshje luksi ka zhvilluar kundër ekipit nga Lituania Zalgirs të cilën skuadër e ka mundur me rezultatin 4-0.
Autora të golave për ekipin nga Çairi Sunday Adetunji me tre gola dhe Renaldo Cephas.
Gjatë përgatitjeve në Antalia ekpi i Shkupit ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese ku ka shënuar tre fitore dhe dy humbje me FC Oleksandriya 2-1, me Concordia Chiajna 2-4, me Dinamo Tblisi 2-0, me Pakhtakor na Usbekistani me rezultatin 1-4 dhe me Zalgiris 4-0. Ekipi ka shënuar 11 gola dhe ka pranuar 9 gola.
Ekipi të dielën kthehet në vend për të vazhduar me fazën e fundit para fillimit të stinorit pranveror që fillon më 19 shkurt, ndërsa në xhiron e 19-të zhvillohet derbi me dy skuadrave shqiptare FC Shkupi – KF Shkëndija.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/