FC Shkupi: Emri i trajnerit të ri do të mësohet brenda dy-tri ditëve

Pas largimit të trajnerit të deritanishëm, Xhihat Arsllan për shkak të çështjeve familjare, posti i shefit të stafit teknik në ekipin e FC Shkupi mbetet vakantë , por deri kur nuk dihet. Sekretari përgjithshëm i ekipit nga Çairi, Emir Shabani për KlanMaqedoni deklaroi; “Po siç dihet trajneri ynë është saktë se trajneri Xhihat Arsllan është kthyer në vendlindjen e tij. FC Shkupi është në kërkim të një trajneri emri i të cilit do të mësohet brenda dy-tri ditëve. Bëhet fjalë për një trajner vendas dhe dy emra nga jashtë të shohim me cilin do të arrimë marrëveshje. Ekipi vazhdon punë sipas plan programit të paraparë”.

FC Shkupi pas gjashtë xhirove të zhvilluara ka 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje me gol averazh 6-5 dhe me 9 pikë aktualisht është në pozitën e katër. Në xhiron e shtatë më 17 shtator, në stadiumin e Çairit takohet me AP Brera nga Strumica. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share