Në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë kampionatit ekipi i FC Shkupi në Antalia sot ka zhvilluara ndeshje kontrolluese me skuadrën çeke Karvina. Ndeshja në fjalë përfunduar 1-0 për ekipin çek me një gol të vetëm që u shënua nga pika e bardhë në minutën e 80-të me autor Budínsky.
Shkupi në pjesë e pare ndeshjes ishte më aktive duke krijuar edhe raste për të shënuar por që nuk patë fatin të konkretizojnë
Në pjesën e dytë, trajneri Zhizhoviç, në formacion ka inkuadruar pjesë më të madhe të futbollistëve të ri nga shkolla e vet , siç janë Guxhufi, Gronner dhe Ansah. Në minutën e 60, në portën tonë u bë ndryshim, ku në vend të kapitenit Iljazi u fut Denkovski.
Marrë nëpër gjithësi ndeshja e sotme ishte një test i mirë për të dy ekipet, që po përgatiten për sezonin e ri. FC Shkupi ndeshjen e radhës në tokën turke, do ta luajmë me 31 janar, ku përballë do të kemi ekipin polak, Ruch Chorzow./KlanMacedonia