FC Shkupi – Dinamo: “mrekullia” s`është mision i pamundur

QYTETARËT OPTIMISTË PËR EPILOG POZITIV TË NDESHJES

Arena “Todor Proeski” sonte është nikoqire e ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, FC Shkupi – Dinamo Zagreb, takimi fillon në orën 21:00 Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është I jashtëzakonshëm

 “Sonte  me fillim në orën 21:00, në arenën “ Toshe Proeski” në Shkup, do të zhvillohet ndeshja kthyese  e raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve  ndërmjet kampionit të Maqedonisë së Veriut  FC Shkupi dhe kampionit kroat NK Dinamo”.

Duket se sonte të gjitha rrugët çojnë drejt Stadiumit në Shkup. Që nga përfundimi I ndeshjes së parë në Zagreb, tifozët dhe futbolldashësit e Shkupit, po bëhen gati për ndeshjen kthyese kundër Dinamos. Rezultati 2:2 nga ndeshja e parë ka shtuar optimizmin e shkupjanëve, të cilët për tv Klan M thonë se  “mrekullia” tashmë nuk është një mision I pamundur.

 

“Si dihet topi është i rrumbullakët. Ma merr mendja  se do të kualifikohemi. Të shohim për atë edhe po shkojmë në stadium”

 “Po historike është dhe do të shkojë më tutje Shkupi, 1-0”

 “Shkupi do fitoje 3 me 0”

 “Mendoj se Shkupi do të fitojë 2-1”

 

Por, ka të tillë që nuk besojnë në kualifikimin e Shkupit.

“Ishalla Shkupi të fiton, por Dinamoja është më e fortë”

“Dinamo le të fiton, jo be çfarë Shkupi, Dinamo le të fiton”

“Dinamo ka me fituar janë më të fortë”

 “3 me 1 do humbe Shkupi”

Por edhe të tjerë që nuk janë të dhënë pas futbollit.

“Vallahi a zen besë se kshyri kurrë futbollin dhe s`di çka me fol”

Që para disa ditëve ka nisur interesimi I jashtëzakonshëm për bileta. Shitja e tyre ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme që ngjall shpresa se Stadiumi do të jetë përplot me tifozë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share