FC Shkupi barazoi në miqësoren me Egnatija 1-1

Ndeshja kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për garat  europiane   në Konferencë Liga, sot ka  zhvilluara edhe FC Shkupi në Bollu të Turqisë, kundë ekipit  të superligës shqiptare, fitiesin e kupës ekipin  Egnatija

Skuadra nga Çairi në pjesën e parë të ndeshjes nuk ishte në nivelin e duhur  dhe  si pasoj e kësaj lojes pranoi gol në minutën e 30-të pë 0-1.

Në pjesën e dytë trajneri Arsllan në lojë inkuadroi Ackovskin dhe Ali Adem, të cilët sollën gjallëri në lojën e shkupajnëve dhe si pasojë e kësaj loje të mirë barazuan rezultatin në 1-1,në minutën  e 51-të nga  pika  e bardhë, ndërsa realizator ishte Hamidi.

Deri në fund të ndeshjes çairasit kishin disa raste për të shënuar por që nuk k ia arritën të konkretizojnërastet dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

FC Shkupi ndeshjen e filloi me këtë formacion: Iljazi, Mladenovski, Toshevski, Ilieski, Riçkov, Ramani, Diene, Vosha, Hamidi, Cephas, Trapanovski. Ndërsa gjatë lojës u inkuadruan edhe këta futbollist: Ali Adem, Osmani, Sulejmani, Ismaili, Ackovski, Timovski, Serafimov dhe Zllatkov. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share