FBI: Kina ka vjedhur të dhënat nga SHBA më shumë se çdo vend tjetër

Drejtori i FBI-së thotë se Pekini mund të përdorë Tik-Tokun për të kontrolluar mbledhjen e të dhënave

Kina ka vjedhur më shumë të dhëna nga SHBA se të gjitha vendet e tjera së bashku. Kështu bëri të ditur FBI në një seancë dëgjimore të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Programi i madh i hakerave të Kinës është më i madhi në botë dhe ata kanë vjedhur më shumë të dhëna personale dhe të bizneseve të amerikanëve se çdo komb tjetër së bashku”, ka thënë drejtori i FBI Christopher Wray.

Shqetësim kryesor për hakerimin e të dhënave sipas Drejtorit të FBI-së Christopher Wray janë platforma kineze e mediave sociale TikTok dhe kompania e saj mëmë ByteDance.

“Pra, ka një sërë shqetësimesh për atë që në të vërtetë po ndodh dhe çfarë po bëhet”, ka vijuar më tej, duke shtuar se ka një pikëpyetje të madhe se si funksionon shkëmbimi i të dhënave në Kinë me kompanitë që u kërkohet të ndajnë të dhënat me qeverinë.

Sipas The New York Times, administrata Biden thuhet se ka qenë afër një marrëveshjeje me TikTok për të lejuar kompaninë të vazhdojë të operojë në SHBA nën masa më të rrepta sigurie.

Klan News

Lexo gjithashtu

Kush është Liz Truss?

Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë të rritur,…
Më tepër
Total
0
Share