Fazliu: Nuk ka asnjë ankesë ndaj ministrit Sali

Kryetari i Degës në Çair nga Alternativa Faton Fazliu deklaroi se në organet e degës së Çairit nuk kanë pasur asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj asnjë funksionari të partisë, e as ndaj ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali që vjen nga radhët e kësaj partie. Kjo deklaratë vjen pasi një pjesë e degës së Çairit nga e njëjta parti kanë kërkuar të shkarkohet ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

“As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale. Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës”, tha Fazliu.

Fazliu në deklaratën e tij për media poashtu përgëzoi ministrin Sali për punën e deritanishme dhe i dëshiroi suksese.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share