Faton Ahmeti: BDI bën sakrificë që shteti të ecë përpara

BDI ka qenë faktor i rëndësishëm dhe i përkushtuar maksimalisht në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Kështu deklaroi në Klan Debat, Faton Ahmeti, i cili shtoi se edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, partia që ai përfaqëson po luan rol kyç dhe po bën sakrifica të mëdha për t’u arritur ky qëllim.

“BDI bën gjithçka që është në fuqinë e vet, është e gatshme të bëjë çfarëdo qoftë sakrifice me të vetmin qëllim, që shtetin ta shohë të inkuadruar, shtetin ta shohë të integruar në kuadër të BE-së. Ky ka qenë një prej përcaktimeve tona kryesore programore”, theksoi Ahmeti në KlanDebat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share