Qyteti libian Derna vazhdon sot të numërojë të vdekurit pasi përmbytjet shkatërruese rrënuan lagje të tëra dhe lanë pas mijëra të vdekur.
Më shumë se 5,300 njerëz kanë vdekur pasi dy shpërthime digash sollën përmbytje shkatërruese në qytetin lindor Derna. Të paktën 10,000 njerëz janë zhdukur dhe dhjetëra mijëra janë zhvendosur.
Dyshohet se deri në 20,000 njerëz humbën jetën në përmbytjet katastrofike në Derna, tha kryebashkiaku i atij qyteti lindor të Libisë. Vlerësimi i tij bazohet në numrin e komuniteteve lokale që u shkatërruan plotësisht nga përmbytjet.
Komisioni Evropian njoftoi dërgimin e ndihmave nga Gjermania, Rumania dhe Finlanda në këtë qytet bregdetar në Libinë lindore, ku situata është dramatike.
Bashkimi Evropian zhbllokoi një ndihmë fillestare prej 500,000 euro dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi 1.16 milion euro për të përmbushur nevojat më urgjente të libianëve.