Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40 në rrugën “Bojmija” të Shkupit ka konfiskuar disa vetura për shkak të garave të jashtëligjshme.
Nga MPB njoftojnë se edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të sigurisë në trafik, do të vazhdojnë kontrollet e tilla.
“Automjetet do të dërgohen në Stacionin për Inspektim Teknik, ku do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik dhe ndaj pronarëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.