Angelina Jolie, e njohur për jetën e saj në qendër të vëmendjes, u përball me një turmë fansash tejet entuziastë, që kaluan edhe përtej sigurimit për të kontaktuar me aktoren e famshme.
Aktorja dhe regjisorja ndaloi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të dielën mbrëma, ku prezantoi filmin e saj të ri, “Without Blood”, në të cilin është regjisore.
Megjithatë, mbrëmja saj pothuajse u ndërpre kur një turmë fansash që kërkonin autografe e rrethuan në këtë ngjarje të industrisë kinematografike.
Në videon e publikuar nga TMZ, shihet një fanse që e teproi duke tejkaluar sigurimin dhe e përqafoi Angelinan, gjë që tronditi të pranishmit. Një reagim i dukshëm vjen nga turma kur ndodhi ky kontakt i paparashikuar! Por, Angelina mbeti e qetë gjatë gjithë situatës dhe madje inkurajoi sigurimin e saj që të jenë “të sjellshëm” kur ata tentuan t’i largojnë fansat.
Mbrëmja e Angelinas u bë edhe më e veçantë pasi djali i saj, Pax, e shoqëroi në tapetin e kuq…me ngjyra të koordinuara së bashku për këtë ngjarje.
Pax ka pasur tashmë një verë të mbushur me ngjarje – TMZ raportoi se 20-vjeçari ishte shtruar në spital pasi biçikleta e tij elektrike u përplas me një makinë në një rrugë në Los Angeles në korrik.
Në premierën e “Without Blood”, prova e aksidentit të Pax-it ishte e dukshme … pasi djali i Angelinas kishte një shenjë të dukshme në ballë.
Pax nuk po mbante një helmetë në kohën e përplasje, kështu që Angelina është thjesht e lumtur që ai është shëruar mjaftueshëm për të qenë tani personi i saj shoqërues. /Telegrafi/