Bajra: Big Brother VIP Kosova 2 ka dominim të pamohueshëm në rrjete sociale, larg BBVA (FOTO)

Big Brother VIP Kosova 2 që nga fillimi i 20 tetorit vazhdimisht ka thyer rekorde të shikueshmërisë në të gjitha platformat.

Big Brother VIP Kosova 2 akoma vazhdon të mbesë më i kërkuar dhe shikuari si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

E rreth këtyre drejtori i rrjeteve sociale në BBVK2, Diamant Bajra, ka dalë me një sqarim pas raportimeve nga Top Channel se Big Brother VIP Albania, doli më i shikuari në Kosovë.

Bajra ka thënë se të gjitha këto janë pretendime të Top Channel, sipas tij, ata iu janë referuar dhjetëra kërkimeve në platformën “Google”, duke thënë se kanë “thyer rekord me tërheqje të audiencës nga Kosova”.

“Pra, kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për ta paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq!”, ka thënë Bajra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share