Fansi bën veprimin e ‘çmendur’ ndaj Taylor Swift

Policia e Nju Jorkut arrestoi një burrë të shtunën, pasi u përpoq të hynte në shtëpinë e këngëtares Taylor Swift në Manhattan.

Policia mundi ta arrestonte burrin pasi mori një telefonatë për një person që tentoi të hynte në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Ai u arrestua pasi rezultoi se nuk ishte paraqitur në gjykatë në vitin 2017 pas kallëzimit për prishje të rendit publik.

Nuk është e qartë nëse burri tani do të akuzohet edhe për tentativë për vjedhje. Gjithashtu nuk dihet nëse Swift ishte në shtëpi të shtunën.

Nuk është hera e parë që njerëzit tentojnë të kontaktojnë me këngëtaren e njohur.

Edhe para kësaj, në 2021, 2019 dhe 2016, disa persona u përpoqën të hynin në shtëpinë e Swift të paktën tre herë./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share