Familjarët konfirmojnë: Trupi i gjetur në “Vardar” është i Erdon Ramadanit

Pasi që mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 10:40 në rrjedhat e lumit Vardar u gjet një trup i pajtë, në afërsi të kazermës “Erebinë”, familja e ka identifikuar dhe e ka njohur se trupi i pajetч është i Erdon Ramadanit, 22-vjeçarit i cili me 27 shtator me veturën “VW Golf” ra në ujërat e lumit “Vardar”.

“Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt të E.R. Ekzaminim është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë të trupit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Pas kërkimeve pesëditore, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Vardar në afërsi të një ure betoni afër kazermës Erebino.

Ditët e fundit në kërkim të të riut nga Kumanova kanë marrë pjesë përfaqësues të disa institucioneve, ku janë përfshirë edhe zhytës dhe qen gjurmues. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share