Familja Mbretërore argëtohet edhe me ”Roar”, performancën e Katy Perry (VIDEO)

Katy Perry ka dhënë sonte performancën e saj gjatë Koncertit të Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Ajo doli në skenë në nder të mbretit të ri, në Kështjellën Windsor, teksa zgjodhi të interpretojë hitet e saj ”Roar” dhe ”Firework”, përcjell klankosova.tv.

Duke nisur të gjithën nga shkallët e kështjellës, Perry shkëlqeu si kurrë më parë me një fustan ballor të madh prej ari, ndërsa vijonte të merrte vëmendjen në qendër të skenës.

Përveç Lionel Richie, familja mbretërore u pa të argëtohej gjithashtu edhe me performancën e Katy Perry.

https://twitter.com/TuckedVideos/status/1655315463977443329

https://twitter.com/xugarboo/status/1655315441080836096

Lexo gjithashtu
Total
0
Share