FAMILJA GJORECI NGA KONDOVA MBETET PA SHTËPI
Një familje 6 anëtarëshe nga Kondova ka mbetur pa kulm mbi kokë. Shtëpia e vjetër ku jetonte familja është dëmtuar edhe më shumë nga stuhitë e ditëve të fundit.
“Kjo shtëpi që shihni prapa meje ishte e dëmtuar, por stuhitë dhe breshëri e shkatërruan të gjithën”, tha gazetari Betim Bajrami.
Mure të plasaritura dhe çati që pikonte, breshëri dhe stuhitë e forta ia shkatëruan shtëpinë dhe ia pamundësojnë jetesën në këtë objekt familjes Gjoreci.
Për shkak se çatia e shtëpisë pikonte gjithkund, familja kishte ndërprerë energjinë elektrike për të parandaluar ndonjë fatkeqësi edhe më të madhe.
“Kjo është gjendja, gati tre ditë është duke pikuar, e fundit ishte që vijnë edhe nga jashtë prej rrugës, nuk mund të banosh këtu në këtë shtëpi, jemi 6 anëtarë të familjes, dhe jemi strehuar tek një familjarë, nuk mundet, nuk janë kushte për jetesë, jam me femijë të vogël nga 5 deri në 10 vjec, ku do i lëshë këtu!?”, tha Melaqim Gjoreci
Familja që tani mund të thuhet se ka mbetur pa kulm mbi kokë, shpreson në ndihmën e bamirësve./tvklan.mk/