Faktorët që ju shkurtojnë jetën

Një grup shkencëtarësh nga Australia, kanë krijuar një listë të re të zakoneve që rrisin rrezikuar për të vdekur në moshë të re.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ata thonë se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe gjumi i tepruar janë dy prej faktorëve kryesorë që ju shkurtojnë jetën.Studime të mëparshme kishin identifikuar 4 faktorë të rëndësishëm, të tillë si, konsumi i alkoolit, dieta ushqimore e varfër, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Studimet thonë se një njeri që i ka të 6 këto zakone të këqija, rrezikon 5 herë më shumë të vdesë gjatë një periudhe 6 – vjeçare, në krahasim me dikë që bën një jetë të pastër.

Të qëndruarit ulur më shumë se 7 orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe të fjeturit më shumë se 9 orë gjumë, sipas ekspertëve, është thuajse vdekjeprurëse.Sipas studimit i cili është realizuar nga Universiteti i Sydney, në Australi, ushtrimet fizike dhe shkuarja në palestër nuk ndihmon në dëmet të cilat I shkakton qëndrimi ulur gjatë ditës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share