“Fajësimi i gjykatësit Pajazit Pajaziti”, LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza dhe kundër akuza

Derisa VMRO DPMNE vazhdon të fajsoj gjykatësin Pajazit Pajaziti për arratisjen e ish ushtarit të UCK-së gjëgjësishtë LSDM dhe BDI-në sepsë gjykatat  sipas tyre janë nën kontroll të tyre , LSDM sot ka përkujtuar VMRO DPMNE-në se gjykatësi  Pajazit Pajaziti është zgjedhur si gjykatës pikërishtë në kohen e tyre gjegjësishtë në vitin 2013.

VMRO-DPMNE-ja me ditë të tëra po mundohet që përgjegjësinë për të arratisurin Ramadanin t’ia kalojë gjyqësisë, pa thënë asgjë për përgjegjësinë e MPB-së dhe Toshkovskit, të cilët ishin përgjegjës për sigurimin e tij në arrest shtëpiak, thonë nga LSDM.

“Sa i përket gjyqtarit Pajaziti, për të cilin VMRO-DPMNE prej ditësh kërkon zëvendësimin e tij, sipas informacioneve zyrtare, ai është zgjedhur në kohën e koalicionit të famshëm VMRO-DPMNE dhe BDI. Sipas informacioneve zyrtare, Pajaziti është zgjedhur gjyqtar më 2 janar 2013″, thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE, në vend që të heqë përgjegjësinë në tërë këtë rast, duhet ta shkarkojë Toshkovskin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme sa më parë, sepse përgjegjësia për arratisjen është e tij, thonë nga LSDM.

VMRO DPMNE në ndërkohë ka vazhduar të këmbëngul në kerkesën e saj për shkarkimin e gjykatësit Pajazirt Pajaziti.

Pajazit Payaziti të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i LSD-së dhe BDI-së në drejtësi, i cili po e shkatërron sistemin nga brenda. Paiaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. Në vend të paraburgimit, Blerim Ramadanit i ka caktuar arrest shtëpiak, duke i hapur kështu rrugën për arratisje, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Pajaziti nuk duhet të jetë gjyqtar, ai e ka përdhosur pozitën gjyqësore dhe duhet të shkarkohet. Institucionet të veprojnë për shkarkimin e tij dhe menjëherë pas kësaj të hapen procedurat përkatëse. Nëse Pajaziti nuk shkarkohet, besimi i popullit te drejtësia do të bjerë edhe më shumë. Në fund, dëshirojmë të njoftojmë publikun se nga nesër do të vazhdojmë me zbardhjen e njohurive të reja për këtë rast “, tha Toni Jarevski, deputet nga VMRO-DPMNE.

Blerim Ramadani u arratis nga paraburgimi shtepiak javën e kaluar në monetin që kishte kuptuar se gjykata ka vendosur ti ndryshoj masën e paraburgimit shtepiak me atë të paraburgimit efektiv dhe ta kthej atë në burgun e Shutkës.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share