Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli publikisht i mohoi të gjitha dyshimet e mundshme për gjoja largim nga partia e tij. Sipas tij, këto janë vetëm zëra të pabazuara sepse realisht ai, nuk ka dhënë ndonjëherë ndonjë arsye të vetme dyshimi. Zendeli thotë se vazhdon të qëndrojë fuqishëm pas idesë opozitare dhe në koordinim të vazhdueshëm me subjektin dhe kryetarin e Lëvizjes Besa./
“Sa e di unë, me asnjë veprim timin si deputet, si politikan, si intelektual, apo me çdo veprim tjetër që e kam bërë në Kuvend apo brenda subjektit politik, kurrë nuk kam lënë asnjë dilemë më të vogël me çka mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje timen me subjektin politik. Unë gjithmonë kam qenë i koordinuar me subjektin politik, me strukturat partiake, ashtu ka qenë edhe sot gjatë krijimit të grupit parlamentar”, u shpreh Fadil zendeli në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia