Nisin reshjet e borës/ Dëbora mbërrin në mjediset urbane – “Idilë” dimërore në ski-qendrat!

Vodno, Mali Sharr dhe Mavrova nga mëngjesi I sotëm kanë marrë pamjen e idilës së vërtetë dimërore, njofton Klan M.

Ski-qendrat dhe rajonet malore të vendit janë përfshirë nga një valë dëbore, që ka shkaktuar formimin e shtresave të përhershme të borës.

Temperatura më e ulët e mëngjesit është regjistruar në Kodrën e Diellit me minus 5 gradë.

Nëpër rrjete sociale po shpërndahen fotografi dhe pamje të reshjeve dhe shtresës së borës në disa rajone …

Trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri. Në orët e paraditës ishte hequr ndalesa për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese përmes Strazhës. Autoritetet thonë se ekipet kujdestare të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” vazhdimisht janë në terren duke mirëmbajtur rrugët.

Në 24 orët e ardhshme, vendi ynë sërish do të përfshihet nga reshje të dendura. Në pjesët perëndimore, veriperëndimore dhe juglindore, në viset më të ulëta do të ketë reshje shiu, kurse në ato më të larta reshje të dendura dëbore.

Metereologët parashikojnë formimin e shtresës së dëborës nëpër viset malore me mbi 60 deri 70 centimetra.

Mot I ftohtë me vranësira pritet edhe gjatë ditës së sotme, me reshje të përkohshme të shiut dhe borës në viset malore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share