Evtimov në PE: Të plotësojmë koridorin 8 me 24 km që mbeten midis Bullgarisë dhe RMV-së

Një nga pasojat e agresionit të Rusisë në Ukrainë është dhe rifokusimi i Bashkimit Europian te ndërlidhja me Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu ndërlidhja midis Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës dhe Moldavisë. Kjo është evidentuar gjatë konferencës “Ndërlidhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor” të zhvilluar në Parlamentin Europian. Zëvendësekretari i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare për hekurudhat, Erik Evtimov ka shpalosur një kërkesë të veçantë për plotësimin e koridorit 8 me lidhjen prej 24 km që mungon midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Koridori 8 është shumë i rëndësishëm jo vetëm për transportin hekurudhor të pasagjerëve, por gjithashtu edhe të mallrave. Do të doja të theksoja rëndësinë e ndërlidhjes së rrjetit të koridorit 8 me pjesën lidhëse që mungon prej 24 km midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është një ëndërr e gjyshërve e etërve tanë, por gjithashtu një ëndërr e jona, e njerzve të hekurudhës. Por gjithashtu, ne duhet të ndërlidhim rajonin e Ballkanit Perëndimor për eksportet dhe importet me Ukrainën dhe Moldavinë dhe këtu organizata ndërkombëtare e helurudhave ka një punë për të bërë për harmonizimine dokumentacioneve, përfshirë pjesën ligjore dhe teknike” tha Erik Evtimov, Zv/ekretari i përgjithshëm CIT

Presidenti i grupimit të partisë popullore europiane, që përfaqëson grupimin më të madh politik në Parlamentin Europian, Manfred Weber është shprehur se Bashkimi Europian tani kërkon të jetë sa më konkret për mënjanimin e influencës së aktorëve të huaj në Ballkanin Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Përballë agresionit të Rusisë në Ukrainë, përgjigjja është bashkimi. Ndaj bashkimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar njê Europë të fortë është kaq i rëndësishëm Dua të theksoj për miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor, se në këtë moment historik të agresionit rus në Ukrainë, çështja shtrohet bardh e zi. Nuk ka zonë gri. Duhet të jemi të qartë, se si mbrohet mënyra europiane e jetesës dhe cili është agresori. Por gjithashtu, ne duam të jemi sa më konkretë që mundemi për të ndihmuar” – tha Manfred Weber, president i EPP në PE:

Në konferencë, Erik Evtimov ka theksuar dhe ndërlidhjen e transportit multimodal të Ballkanit Perëdnimor me Ukrainën dhe Moldavinë midis porteve të detit Adriatik dhe të Detit të Zi, si dhe ndërlidhjen e Ballkanit me Azinë Qëndrore. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Erisa Zykaj – tv Klan Bruksel

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share