Sipas një sondazhi, evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve.
Megjithatë, ata janë treguar “më pak në disponim” për zgjerimin e mundshëm të bllokut për të marrë edhe Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, Komisioni Evropian rekomandoi muajin e kaluar që bisedimet zyrtare të pranimit të fillojnë me Ukrainën dhe Moldavinë.
Kështu, 27 krerët e qeverive të BE-së do të diskutojnë propozimin në një samit të Brukselit këtë javë – megjithëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka thënë vazhdimisht se ai kundërshton hapjen e negociatave me Kievin.
Kujtojmë se zgjerimi është bërë një prioritet urgjent i BE-së që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës.
Komisioni në nëntor mbështeti gjithashtu bisedimet e hyrjes me Bosnje dhe Hercegovinën – pasi Sarajeva të jetë gati – dhe rekomandoi që Gjeorgjisë t’i jepej statusi i vendit kandidat.