“Evidenca amë dhe barazia gjinore” – Edhe BFI reagon kundër propozimligjeve

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar në lidhje me propozim-ligjet për evidencën amë dhe për barazi gjinore, të propozuara nga qeveria. Nga BFI thonë se nuk do të përkrahin të dy ligjet, pasi siç thonë, janë në kundërshtim me parimet fetare, përcjell KlanM.

“Bashkësia Fetare Islame njofton besimtarët dhe opinionin publik se qëndrimi i saj rreth propozim ligjeve të kodit civil, të cilat kanë hapur debat ditëve të fundit, mbi të gjitha është mbrojtja e vlerave tradicionale familjare si në strukturë ashtu edhe në moral. Mbrojtja e familjes dhe gjenit njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse kjo është bërthama e shoqërisë së shëndoshë. BFI edhe më herët doli me qëndrim se mbështet vendimin e gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, i cili doli si rezultat i mbledhjes së përbashkët me datë 07.05.2023, me ç’rast u theksua se ligjet në fjalë që janë në kundërshtim me parimet fetare nuk do të përkrahen. BFI historikisht, në të kaluarën, aktualisht dhe në të ardhmen, gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të vlerave: fetare kombëtare, morale dhe shpirtërore, sepse mbrojtja e këtyre vlerave është obligim fetar për mbrojtjen e shoqërisë njerëzore.  Çdo një nismë, çdo një ide apo parim juridik që bie ndesh me natyrën njerëzore, për BFI-në është e papranueshme.  Në baze të informacioneve që kemi ligjet e diskutueshme në Parlament, janë tërhequr nga procedurat e mëtejmë dhe për këtë e përgëzojmë Qeverinë që ka ndërmarrë një hap të tillë”, thuhet në reagimin e BFI-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share