Një mori reperësh dolën në tapetin e kuq të BET Awards mbrëmjen e së Dielës. Me rastin e 50-vjetorit të hip-hop-it, me dhjetëra interpretues do të ngjiten në skenë në Los Angelos, më 11 Gusht. Formacioni përfshin interpretues nga i gjithë vendi, duke nxjerrë në pah më të mirat e zhanrit.
Reperi bashkëkohor Doechii, i cili do të shkojë në turne me Doja Cat dhe Ice Spice, tha për Reuters: “Unë mendoj se hip-hopi është kulturë, është një lëvizje mbarëbotërore, është më e thellë se thjesht hip-hop dhe ta festosh atë sonte është pjesë e kulturës. Kjo është kultura pop.”
Hip-hop u bë një biznes i madh me kalimin e viteve, jo vetëm me muzikën, por edhe me artin, modën dhe më shumë. Është përhapur edhe në shumë vende të tjera. Të nominuarit për “BET Awards” vijnë nga Afrika e Jugut, Gana dhe Mbretëria Bashkuar.
Teksa reperi Too Short, i cili filloi karrierën e tij në vitet 1980, tha për Reuters: “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që hip-hopi të vazhdojë të bëjë përpjekjet e tij më të mira për të festuar krijuesit dhe pionierët që na çuan deri këtu, sepse nuk është vlerësuar aq sa duhet, kështu që mendoj se sa më shumë të urojmë dhe të japim lule, aq më mirë është për të gjithë zhanrin e hip-hopit.”
Shameik Moore, i cili dublon zërin e Miles Morales në filmat e animuar “Spider-Man”/”Spider-Verse”, bëri me dije se hip-hopi është burimi i vërtetë i komunitetit me ngjyrë. Pritet që gjatë ceremonisë së 11 Gushtit, reperi Busta Rhymes do të marrë çmimin e arritjes në karrierë.
Klan News