Spitali kryesor i Gazës, Al-Shifa po shkretohet dita ditës. Qindra pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor po e braktisin spitalin e shndërruar në një arenë të vërtetë luftimesh mes ushtrisë izraelite që ka marrë kontrollin dhe militantëve të Hamasit.
Reporterët e BBC-së në terren thonë se të shtëna të vazhdueshme armësh dhe bombash dëgjohen çdo ditë në këtë spital. Ushtria izraelite hap gropa në oborrin e spitalit, në kërkim të hyrjeve të atij që pretendohet të jetë tuneli që shfrytëzohej qendër komandimi nga Hamasi.
Largimi i pacientëve dhe stafit po bëhet me një urdhër evakuimi nga ushtria izraelite, që garantoi garantimin e rrugëve të largimit të pacientëve dhe stafit.
Nga 700 shtretër që ka kapacitet, Hamasi thotë se aktualisht aty mbeten të shtruar 120 pacientë, sëbashku me foshnja të lindura para kohe.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Gaza rrezikohet nga kriza shëndetësore, pasi mbetet pa një spital kryesor për kurimin e sëmundjeve të rënda, veç atyre që konsiderohen krime lufte që po kryen gjatë luftimeve nga të dyja palët.
Tv Klan