Eva Longoria shpërblehet për punën e saj bamirëse

Aktorja ka ndihmuar personat me aftësi të kufizuara të integrohen në shoqëri

Eva Longoria është nderuar nga Fondacioni i Familjes “Ruderman” për përkushtimin e saj të vazhdueshme në mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara.

Aktorja po shpërblehet me një çmim nga fondacioni që për më shumë se dy dekada ka promovuar përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Longoria ka themeluar në vitin 2006 “Eva’s Heroes”, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Organizata ofron një mjedis gjithëpërfshirës për adoleshentët dhe të rriturit bazuar në katër parime: ndërveprim, rritje, dashuri dhe mësim. E nominuara për “Golden Globe” ka folur publikisht për ndikimin që motra e saj e madhe Lisa e lindur me këto probleme ka patur në jetën e saj.

Fondacioni i familjes ‘Ruderman’ shpërndan më shumë se 10 milionë dollarë në vit për kauza të ndryshme në SHBA.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share