Eva Buzo nuk realizon dot sfidën

NOTARJA E NDERPREU GAREN PAS PROBLEMEVE SHENDETESORE NGA KRIPA E TEPERT

 Notarja Eva Buzo nuk e ka përfunduar dot sfidën për të realizuar udhëtimkin me not nga Brindisi në Vlorë. Pas 27 orë e gjysmë në det, 35 vjecarja e ndërpreu garën për shkak të problemeve shëndetësore.

Arriti të qëndronte në det për 27 orë e gjysm,ë. Eva Buzo nuk mundi ta vijonte sfidën deri në fund. Gjatë udhëtimit me not nga Brindisi në Vlorë notarja shfaqi probleme shëndetësore.  Për shkak të kripës së tepërt, 35 vjecari pati probleme në gjyuhë dhe fyt dhe stafi ndihmës që e shoqëronte e këshilloi që ta ndërpriste sfidën. Ajo mbërriti në spitalin e Vlorës për të marrë trajtimin mjekësor.

Buzo arriti që të kalonte në ujërat territoriale shqiptare ndërsa u ndal pak miljke larg karaburunit.

Avokatja që jeton në Australi vendosi ta ndërmerrte këtë sfidë për të qenë e para grua që kalon me not kanalin e Otrantos. Ajo e mori inciativën gjatë peridhës së pandemisë dhe zgjodhi tëpërshkonte me not ujërat e Adriatikut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share