“EuroVoley 2023”: Polonia shumë e fuqishme për Maqedoninë e Veriut

Në ndeshjen e tretë të Grupit C të vlefshme për Kampionatin Evropian të Volejboillit të meshkujve që zhvillohen në Shkup, mbrë  janë shënuar  këto rezultatet: Maqedonia e Veriut – Polonia  0-3, Danimarka – Mali Zi  1-3  dhe Holanda – Republika Çeke 3-0.

Në Palestrën ‘Boris Trajkovski “ në Shkup , Polonia me lojë maestrale mundi Maqedoninë e Veriut  me rezu;ltatin  3-0 me  sete 25:12, 25:21 dhe  25:14. Reprezentacioni i Polonisë  me lojën dhe  fitoren dëshmoi se është favoriti kryesor për pozitën e parë në Grupin C.

 Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës e zhvillon të marten kundër  Holandës dhe të mërkurën kundër Republikës Çeke,  ku  pritet së paku  edhe një fitore pë të siguruar kualifikim të sigurtë në fazën tjetër ku katër ekipet e para nga data 8 deri më 16  shtator në Bari të Italisë së bashku me katër ekipet e para të Grupit A do të mundohen të sigurojnë renditje sa më mire për tu kualifikuar në fazën finale  ku edhe do të vendoset se cila kombëtare do ta fiton titullin Kampion i Europës

Tabela  e grupit C: Polonia  9 pikë, Holanda dhe Maqedonia e Veriut me nga 6 pikë, Republika Çeke dhe Mali Zi nga 3 pikë, ndërsa Danimarka  nuk ka  fituar asnjë pike.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share