Mijëra demonstrues u mblodhën në Berlin duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojne vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Berlinit për të kundërshtuar ndërhyrjen e Gjermanisë në konfliktin Rusi-Ukrainë, që ka çuar në një krizë energjetike, por po e çon vendin drejt një recesioni.
Protestuesit kritikuan politikat e qeverisë gjermane ndaj krizës dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të furnizimit të Ukrainës me armë në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
Protestuesit shprehen se fatura e ngrohjes me gaz natyror për këtë vit është të paktën 50 përqind më e lartë se vitin e kaluar.
“Çmimi i energjisë vazhdon të rritet. Ne përdorim gaz natyror për ngrohje, por askush nuk e di se sa do të shkojë çmimi”, tha një protestues. Në një tjetër protestë, njerëzit i bënë thirrje qeverisë gjermane të kërkojë zgjidhje paqësore për këtë luftë.
Protestat u mbajtën edhe në Britaninë e Madhe ku demonstruesit mbushën rrugët në disa qytete për të kundërshtuar rritjen e faturave të energjisë dhe kostove të larta të jetesës. Tubimet e organizuara nga disa sindikata të punëtorëve u mbajtën në qytete të mëdha si Londër, Birmingham, Mançester dhe Liverpul.
Në Londër, qindra protestues u mblodhën në sheshin King’s Cross, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Mjaft është mjaft”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkuan veprime nga qeveria për të adresuar problemet urgjente.
“Fatura ime e energjisë që përfshin gazin dhe energjinë elektrike, para Prillit të vitit të kaluar ishte 97 paund në muaj, dhe tani është 233 paund në muaj”, u shpreh një nga protestuesit.
Kufiri i çmimit të energjisë në Britani do të rritet me 80 përqind, pra me 3,549 paund në vit për një familje mesatare nga Tetori. Edhe pse Kryeministrja britanike Liz Truss kishte përshkruar një plan të ri për të mbështetur familjet dhe bizneset me faturat e tyre të energjisë, ekspertët thanë se mund të mos mjaftojë për të ndihmuar shtresat vulnerable.
Klan News