Europa League: Fitojnë Feyenoordi dhe Juventusi

Mbrëmë në katër terrene evropiane janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës, ku janë shënuar rezultate tejet interesante, që ka lënë hapësirë që ekipet që do të kualifikohen në gjysmëfinale të mësohen në ndeshjet kthyese që do të zhvillohen pas një jave.

Ndeshje mjaft interesante dhe me kthesa të shumta u zhvillua në “Old Traford” aty ku Mançester Junajted dhe Sevillua luajtën me barazim 2-2

Autor të golave për “Djajtë e Kuq” ishte Marcel Sabitzer në muntën e 14’ dhe 21’, kurse për barazimin e Sevillas u përkujdesën Tyler Malacia dhe Harry Maguire të United, të cilët shënuan autogola në minutat 84’ dhe 92’.

Krahas këtij takimi u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, ku Juventusi fitoi ndaj Sporting 1:0 me golin e vetëm që e realizoi Federico Gatti, kurse Bayer Leverkuseni barazoi 1:1 me Royale Union SG.
Ndeshte kthyese do të zhvillohen më 20 prill me fillim në orën 21:00

Rezultatet e ndeshjeve të para çerekfinale finale:

Feyenoord – AS Roma 1:0
Bayer Leverkusen – Royale Union SG 1:1
Juventus – Sporting Lisbona 1:0
Manchester United -Sevilla 2:2

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share