Në verën e vitit 2003, përpara 20 vjetësh, krerët e shteteve de të qeverive të BE-së dhe të Ballkanit u takuan në afërsi të Selanikut. Ajo që qysh atëherë është bërë rutinë, asokohe ishte një sinjal i rëndësishëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor të karakterizuar nga lufta, shpërbërja e shtetit dhe regjimet autoritare, duhet ta kenë të ardhmen e tyre në BE. Ky premtim duhej të shënonte kalimin nga koha e pasluftës në një fazë të shpresës ndaj së ardhmes europiane, por në fakt nodhi ndryshe.
Problemet e rajonit nuk mund të zgjidheshin vetëm me premtimin për një anëtarësim të ardhshëm në BE. Si ndërmjetësuese rezultatet e BE-së ishin modeste. BE-ja nuk ia doli që Bosnjën dhe Hercegovinën t’i kthente në një shtet, që ka struktura funksionale, po ashtu nuk u arrit, që të kufizohej etnosocializmi shkatërrimtar. Edhe mbi dhjetë vjet të ndërmjetësimit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë arritur suksese të qëndrueshme. Njëkohësisht nacionalizmi dhe revizionizmi historik janë sot më të theksuara se në vitin 2003. Shkurt, periudha e pasluftës i ngjan asaj të paraluftës.
Njëkohësisht edhe optimizmi në BE optimizmi është në rënie. Fillimisht dështoi një kushtetutë europiane në referendumet në Francë dhe në Holandë. Që prej krizës ekonomike dhe financiare 2007/2008 BE-ja po has nga një krizë në tjetrën, aq sa me sa duket nuk mbetet kohë për plane ambicioze. Vetëm Kroacia ia ka dalë qysh atëherë që të anëtarësohet në BE. Për të gjashtë vendet e tjera, të cilëve iu ofrua anëtarësia atëherë, rruga vazhdon të mbetet e gjatë.
Ndërprerja e zgjerimit nuk ka qenë asnjëherë kaq e gjatë
Asnjëherë më parë që prej 50 vjetësh BE nuk e ka shtyrë kaq shumë ndërprerjen e procesit të zgjerimit. Që me anëtarësimin e Irlandës, Danimarkës dhe Britanisë së Madhe më 1973 ritmi i zgjerimit të BE-së ka qenë më pak se dhjetë vjet, kur janë pranuar vende të reja në grup. Por tani nga premtimi i Selanikut kanë kaluar 20 vjet, edhe që prej anëtarësimit të fundit, Kroacisë, kanë kaluar dhjetë vjet – dhe asnjë anëtar i ri nuk pritet në vitet e ardhshme, Kjo ndërprerje e gjatë nuk është ndonjë gjë e papritur, sepse gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të presin ashtu si pret Turqia, Ukraina, Moldavia edhe Gjeorgjia.
Por procesi nuk po avancon. Në Turqi përgjegjësia kryesisht rëndon ndaj presidentit autoritar Erdogan. Në Ballkanin Perëndimor ka po ashtu krerë autoritar shtetesh apo qeverish, që qendrojnë në pushteti si Erdogani me taktikat e pushtetit ndërkohë që bëjnë vetëm fjalë boshe për anëtarësimin në BE. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndjek më së shumti shembullin e Erdoganit, ruan marrëdhënie me Rusinë, me Turqinë si edhe me Kinën dhe me Shtetet e Gjirit Persik, për të mos qenë fort i varur nga Europa.
Asnjë përgjigje ndaj përhapjes së autokratëve
Të tjerë autokratë, që nga burri i fortë i entitetit boshnjak, Reoublika Srpska, Milorad Dodik, e deri tek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë raporte të ndryshme me BE-në, por të gjithë mund të jetojnë nën hijen e zgjerimit të BE-së. Disa si Dodik, pozicionohe si anti-perëndimorë duke provkuar, flirtojnë me Putinin dhe përpiqen që ta minojnë nga ana tjetër paqen në rajon. Të tjerë si Rama mbështeteten tek BE, por abuzojnë me pushtetin e tyre personal.
BE nuk ka ndonjë përgjigje ndaj përhapjes së autokracisë. Disa si Dodik ndonëse kritikohen mund të mbijëtojnë dhe marrin jehonë jo vetëm nga Mosska, por edhe brenda BE-së. BE shpesh kthehet në implikator për premtimet e dhena afatshkurtër.
Kryeministri Vuçiq ia del gjithmonë që të shitet si zjarrfikës, për të shuar zjarret që i ndez vetë. Shpesh BE-ja në këtë rast kthehet në implikatore, duke i mbyllur sytë ndaj sulmeve kundër lirisë së medias dhe autokratëve në Ballkanin Perëndimor.
BE- Nuk ka më bartës shprese
Anëtarësimi në BE dhe premtimi i kushtëzuar me shtetin ligjor dhe demokracinë ka kohë që nuk janë më tema përcaktuese. Për BE-në më rëndësi ka menaxhimi i krizave, përtej vlerave – qoftë për shkak të migracionit përmes këtij rajoni, qoftë edhe për të kufizuar influencën e Rusisë. Edhe në rajon BE-ja nuk konsiderohet më si bartës i shpresës. Në shumë demonstrata kundër shkatërrimit të mjedisit dhe dhunës dhe për demokracinë, që zhvillohen vazhdimisht jo vetëm në Serbi, nuk valëviten më flamujt e BE-së. BE-ja dhe vendet anëtare të saj kanë bërë pakte me autokratët, prej kohësh unioni nuk konsiderohet më simbol për një të ardhmen demokratike.
Se si mund të shkojë më tej, këtë e kemi përkufizuar së fundi në grupin Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG): Zgjerimi i BE-së që nga viti 2022 nuk është më një proces vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë, si dhe potencialisht edhe për shtete si Gjeorgjia. Kjo i jep procesit sërish një rëndësi më të madhe politike. Kjo do të thotë, që shtetet duhet të kenë një të ardhme të planifikueshme në BE, pa abuzuar me të drejtën e vetos nga anëtarët e BE-së, si praktikohet nga Bullgaria në rastin e Maqedonisë së Veriut.
Heqje dorë prej konceptit të stabilokracisë
Për anëtarët e ardhshëm nevojiten edhe më shumë paratë e BE-së, në mënyrë që të zbuten dallimet në zhvillim mes anëtarëve të unionit dhe atyre vendeve që do të anëtarësohen. Demokracia dhe shteti ligjor duhet të mbeten në fokus të zgjerimit. Komisari aktual i zgjerimit, Oliver Varhelyi, si krahu i zgjatur i Viktor Orbanit minon besimin e BE-së kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Ukrainës. Për këtë duhet një komisar me më shumë peshë dhe me një background më të përshtatshëm.
Gjithashtu BE nuk duhet që të vazhdojë të heqë dorë prej demokracisë në Ballkan për hir të një gjoja stabiliteti apo bashkëpunimi kundër Rusisë. Stabilokratët e rajonit, pra autokratët, që i shesin BE-së premtimin për stabilitet në këmbim të demokracisë, duhet të demaskohen, e në radhë të parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Premtimi i Selanikut i rëndësishëm edhe për Ukrainën
Se sa e vështirë është kjo, e tregon fakti, që një bashkëautore e studimit tonë, Jovana Marovic, ish-ministre për Integrimin Europian në Mal të Zi, më 23 gusht 2023 u arrestua në aeroportin e Beogradit dhe iu refuzua udhëtimi në Serbi. Ajo sipas autoriteteve serbe paraqiste “rrezik për sigurinë”. Një praktikë e tillë ndaj politikanëve nga vendet fqinj të Serbisë nuk është e re – me këtë Vuçiq ka hapur një etapë të re përshkallëzimi, jo vetëm ndaj Malit të Zi, pavarësinë e të cilit Serbia nuk e ka pranuar asnjëherë, por edhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ka një sërë propozimesh të reja për metodat e zgjerimit, por në fund asnjëra nuk do të funksionojë, nëse mungon vullneti politik. BE-ja duhet të jetë e gatshme, që t’i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nëse ato i plotësojnë kushtet.
Nëse BE-ja nuk ia del, ta integrojë në union Ballkanin Perëndimor, atëherë tingëllon jo bindës edhe çdo premtim për antarësimin e Ukrainës. Shkurt, me këtë mënyrë rrezikohet shumë më tepër, se sa vetëm një premtim i vjetër para 20 vjetësh, që deri tani nuk është mbajtur./DW