Europa e përfshirë nga moti i keq

Franca e Anglia nën pushtetin e ujit e stuhive

Europa është përfshirë nga moti i keq këtë fillim viti, duke shkaktuar përmbytje në disa vende.

Në Francë ekipet e shpëtimit evakuuan disa banorë në rajonin verior “Pad kal” pasi lumenjtë dolën nga shtrati dhe përmbytën rrugë e banesa, ku uji arriti deri në 50 centimetër.

Shërbimi meteorologjik e ka vënë këtë rajon në alarm të kuq për shkak të situatës së krijuar, duke paralajmëruar se situata do të jetë kritike të paktën deri në 5 Janar.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që ky rajon preket nga përmbytje të këtij niveli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi.

Sakaq, edhe Mbretëria e Bashkuar po përballet me probleme të mëdha pas goditjes së stuhisë “Hank”, ku krahas përmbytjeve, anulimit të disa linjave hekurudhore mbi 10 mijë familje janë pa energji elektrike.

Stuhitë më të forta të erës u regjistruan të martën në jug të Anglisë, ku shpejtësia arriti në 150 kilometër në orë, e për pasojë një burrë humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

Ndërkohë disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se do të ketë probleme në qarkullim, ndërsa autoriteti që menaxhon autostradën kombëtare ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share