Eurointegrimet/ Taravari: VLEN për hapjen e negociatave, por pa VMRO-në s’ka ndryshime Kushtetuese!

Arben Taravari shprehet se ASH-ja dhe VLEN do të insistojnë që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt, por shtoi, se është e pamundshme pa VMRO-DPMNE-në e cila ka 58 mandate.

Sipas Taravarit, për Maqedoninë e Veriut s`ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.

“Ne si Aleancë për shqiptarët por dhe si VLEN do të jemi insistues që negociatat me BE-në të fillojnë sa më shpejt që është e mundshme normalisht duhet ta kemi parasysh se ndryshimet kushtetuese pa partinë më të madhe maqedonase kjo është VMRO e cila ka 58 deputet është e pamundshme ne do të mundohemi si deri më tani edhe më tutje që të insistojmë që të mundësojmë fillimin e negociatave sepse vazhdojmë të mendojmë se për RMV nuk ka opsion apo rrugë tjetër përvec rrugës evropiane” – deklaroi Taravari.

Taravari mes tjerash në përgjigjen e gazetarëve rreth ndryshimeve kushtetuese tha se për këtë nuk kanë dhënë afat kohor, por sërish potencoi se pa VMRO-në këto ndryshime nuk mund të ndodhin.

“Jo që kemi dhënë afat por kemi insistuar ka qenë pika e parë e marrëveshjes tonë, dmth rrugëtimi evropian i RMV-së por duhet ta kemi parasysh se cfarë do lloji tjetër kombinimi pa VMRO-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese prandaj ne vazhdojmë të mundohemi që të gjejmë mënyrën më të lehtë dhe të mundshme që sa më shpejt të fillojnë negociatat” – tha Taravari.

Ndryshe, Taravari theksoi se VMRO nuk është kundër këtyre ndryshimeve, por i ka kushtet që i ka dhënë para zgjedhjeve, dhe njëri prej kushteve është që ndryshimet kushtetuese të bëhen por të hyjnë në fuqi me veprim të prolonguar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share