Eurodeputeti bullgar ”përplas” LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në!

PARAFUSHATA ZGJEDHORE

Oferta e VMRO-DPMNE-së me Gordana Siljanovskën paraqet kthim prapa në izolim dhe të kaluarën e errët – thonë socialdemokratët duke rikujtuar se VMRO-DPMNE në skenë po i kthen dhunuesit e 27 prillit pikërisht në promovimin e Siljanovskës.

LSDM-ja thotë se Davkova në Kuvend ka zbatuar politikat e opozitës për bllokimin e rrugës evropiane të vendit dhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe kornizës negociuese me BE-në.

“Shohim edhe fotografi të saj me mohuesin e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase, Andrej Kovaçev. Siljanovska krenare qëndron me Kovaçevin që na mohon si popull. Qytetarët presin përgjigje nga Siljanovska”– tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Nëse LSDM-ja ka humbur mbështetjen nga populli, kjo nuk do të thotë se duhet ta humbin arsyen – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja, duke I quajtur manipulime, lajme të rreme dhe gënjeshtra, sic thonë,  pretendimet e socialdemokratëve.

“Kjo është fotografia e Kovaçevit nga viti 2019. Kurse kjo, para një jave. Vetëm LSDM-ja nuk sheh dallime. Pyetja është nëse ky manipulim nuk është bërrë me marrëveshje LSDM – Kovaçev?” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Ndryshe, eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, njihet për qëndrimet e tij anti-maqedonase, kurse autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë ndaluar hyrjen e tij në territorin e vendit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share