Eurodeputetët Strik dhe Butikofer në mbështetje të procesit eurointegrues

Strik: Do të përpiqemi të pastrojmë procesin nga kontesti bilateral

Eurodeputetja Tineke Strik, deklaroi sot se, janë kundër imponimit të kontestit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, çështjeve historike dhe dilemave rreth gjuhës në procesin e negociatave qasëse të vendit. Strik, e cila së bashku me eurodeputetin Rajnhard Butikofer, zhvilluan sot takime në Kuvend, tha se prej tani e tutje do të përpiqen ta pastrojmë këtë proces, të sigurohen se ky është një proces fer, me negociata për kriteret, reformat, sundimin e së drejtës, të drejtat fundamentale dhe gjyqësori.

“Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë në implementimin e të gjitha reformave të nevojshme. Ka shumë ligje që janë miratuar, por tani ato duhet të futen në praktikë, në mënyrë që të luftohet korrupsioni, diskriminimi, të persekutohet gjuha e urrejtjes… shumë gjëra që duhet të bëhen, jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por gjithashtu edhe për shoqërinë dhe qytetarët e Maqedonisë, që kanë nevojë dhe dëshirë të jetojnë në një shoqëri ku respektohet sundimi i së drejtës dhe të drejtat e tyre, pavarësisht backgroundit të tyre apo identitetit” – tha Tineke Strik, Eurodeputete

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, Butifoker, i pyetur në lidhje me referendumin e ri të paralajmëruar në lidhje me zgjerimin dhe propozimin francez, ai tha se përfshirja e qytetarëve në procese demokratike nuk duhet të mohoet, por manipulimi i qytetarëve duhet të kritikohet.

“Përfshirja e qytetarëve në një proces demokratik nuk duhet asnjëherë të mohoet nga asnjë demokrat. Por, ata të cilët përdorin procesin demokratik për t’u fsheh pas qytetarëve dhe për të mashtruar qytetarët, duhet të kritikohen. Nëse dikush thotë të mbajmë referendum, por nëse nuk shkon sipas dëshirës time, nuk do të respektoj rezultatet, ai person nuk është shumë kredibil” – deklaroi Rajnhard Butikofer, Eurodeputet

Dy eurodeputetët që i përkasin grupit të të gjelbërve europian, përkatësisht, Aleancës së e Lirë Evropiane (EFA), në kuadër të vizitës në Kuvend, realizuan takime edhe me kryeparlamentarin dhe me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha në Kuvend. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share