Euro2024| Portugalia e CR7 gati për Çekinë

Portugalia do të përballet në mbrëmjen e së martës me Çekinë në “Red Bull Arena” të Lajpcigut.

Luzitanët konsiderohen si një ndër ekipet favorite për ta fituar trofeun në Gjermani 2024. Portugalia triumfoi në Euro2016, ndërsa ka arritur në gjysmëfinalet e këtij turneu në tre raste të tjera, por u eliminua në fazën e të 16-ve të Euro 2020.

Iberikët më pas u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022, e në vazhdim në stol u ul spanjolli Roberto Martinez. Ekipi zhvilloi një fazë kualifikuese perfekte, me 10 fitore nga 10 takime.

Luzitanët vijnë pas fitores 3-0 ndaj Irlandës, ku CR7 realizoi dopietë, ndërsa kanë humbur dy nga katër sfidat e fundit.

Ndërsa Çekia e fitoi miqësoren e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut më 10 Qershor. Ekipi i Ivan Hasekut ka triumfuar në pesë përballjet e fundit.

Çekia, finaliste e Euro 1996, arriti deri në gjysmëfinale në 2004 dhe u kualifikua në çerekfinale në dy nga tri turnetë e fundit, përfshirë Euro 2020.

Skuadra i mbylli kualifikueset në vend të dytë pas Shqipërisë, në kuotën e 15 pikëve, pas 8 takimeve.

Çekia ka humbur 4 nga pesë sfidat e fundit ndaj Portugalisë, me përballjen e fundit në shtator të 2022, ku u mposhtën me poker golash.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share