“Euro 2024”: Deri më sot janë 11 ekipe që kanë siguruar kualifikim

Pas ndeshjeve  të mbrëmshme eliminatore p7 kualifikim në Kampionatin Evropian të futbollit  “Euro 2024”  deri më sot plot 11 kombëtare kanë siguruar kualifikim, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, që është vendi organizator. 

Vlen të theksohet se Hungaria dhe Sllovakia ishin dy kombëtaren e radhës që mbrëmë arritën të sigurojnë kualifikim për në finalet e Evropianit, ndërsa  Shqipëria varësisht nga  epilogu  I ndeshjes së sotme me Moldavinë mund të jetë kombëtarja e radhës që mund të siguronte biletën  për në Gjermani 2024.

Kuqezinjtë sot do të matin forcën me Moldavinë në orën 18:00, ku 1 pikë do të mjaftonte që Shqipëria që drejtohet nga seleksionuesi  Brazilian Silvinjo të festonte zyrtarisht kualifikimin.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani për në Euro 2024:  Gjermania, Portugalia, Franca, Belgjika, Spanja, Skocia, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria dhe Sllovakia  

Sot në program janë këto ndeshje: 

Në ora 16:00

Kazakistani  – San Marino

Në ora 18:00

Finlanda  – Irlanda Veriore

Moldavija – Shqipëria

Në ora 20:45

Danimarka – Slovenija

Anglia  – Malta

Italija – Maqedonia e Veriut

Polonia – Çekia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share