Zvicra bëhet çerekfinalistja e parë në Europian. Helvetët, eliminuan Italinë, pas fitores me rezultatin 2-0. Një ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga zviceranët, me italianët që bënë vetëm një gjuajtje në portë.
Sfida u zhbllokua nga Freuler në minutën e 37-të, me mesfushorin që nuk fali në zonë. Pjesa e dytë, nisi me një supergol të Vargas, që shënoi të dytin dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e çiftit Angli-Sllovaki.