Euro 2024: Zhgënjen Kosova, barazim historik për Andorrën

Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu mbrëmë duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku tribunat ishin të mbushura me tifozë të cilët kishin ardhur të festojnë fitore për Kosovër por që në fund mbetën të zhgënjyer pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1.

Pë Kosovën shënoi Edon Zhegrova në minutën e 59’ , ndërsa Albert Rosas barazoi në minutën e 61.

Autori i golit për “Dardanët” pas ndeshjes tha se të gjithë ndjehen të dëshpëruar. “Jemi të dëshpëruar. Nuk ishte dita e jonë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Duhet korrigjuar gabimet”, ka deklaruar Zhegrova.

Andora edhe pse është pranuar me të drejta të plota nga UEFA, që nga viti 1996, ka vetëm një fitore, dy barazime dhe 59 humbje në kuadër të kualifikimeve për Kampionate Evropiane.

Në t 137 gjitha ndeshjet e zhvilluara, Andorra ka të shënuara vetëm 15 gola dhe ka pranuar 172.

Sa i përket vlerës së ekipit të Andorrës në “Transfermarkt” është dukshëm më e ulët se e Kosovës. Vlera e Dardanëve është mbi 95 milionë euro, teksa e Andorrës 2.5 milionë.
Ndeshjen e radhë kualifikuese Kosova e zhvillon kundër Rumanisë më 16 qershor në Prishtinë.

Në ndeshjet tjera të raundit të dytë klualifikues pë Euro 2024 u shënuan këto rezultate: Gjeorgji – Norvegji 1-1, Rumani – Bjellorusi 2-1, Skotlanda – Spanja 2-0, Zvicra – Izraeli – 3-0, Turqia – Kroacia 0-2 dhe Uellsi – Letonia 1-0.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share